MotoGP ’07 ofron shumë motoçikleta të reja, pista të reja, mënyrë të mrekullueshme për përzgjedhjen e karakteristikave të motoçikletës, si dhe modulin Extreme, me të cilin shkoni nëpër rrugët e disa qyteteve më të famshme në botë.
MotoGP ’07 është një Simulator i vërtetë i gjeneratës së ardhshme, i cili karakterizohet nga ana vizuale kinematike dhe ofron informata komplete për të gjitha ekipet dhe garuesit e Championship MotoGP, motoçikletat e reja në klasën prej 800 centimetrave kub, si dhe kampionatin e ri Misano.



Need for Speed: Carbon, e njohur edhe si NFS Carbon apo NFSC është prodhim i Electronic Arts dhe i takon serisë së lojërave Need for Speed dhe është loja e dhjetë me radhë. Bëni ngasje mbresëlënëse nga Carbon Canyon deri në Palmount City në Chevrolet Corvette kundër kundërshtarëve që vozisin MBW M3 GTR.
Është publikuar në vitin 2008, e zhanrit "Race". Është në gjuhën gjermane. Publikuesi është studio Game Seed. Keni mundësi të zgjidhni deri në 16 lloje veturash, ka sistem rangimi online. Por keni kujdes, vetura mund të ju dëmtohet apo edhe shkatërrohet që e bën lojën shumë reale.